Selimi jep lajmin e madh për komunitetin e sportit  

06 dhjetor 2019 | 13:32

Kosova do të jetë organizatore e Kampionatit Botëror në hendboll për universitete në vitin 2022. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Federatës se Sporteve Universitare të Kosovës, Musa Selimi.

“Sot u konfirmua! Kosova dhe Federata e Sporteve Universitare e Kosovës morën lajmin e shumëpritur që do jemi organizator të Kampionatit Botëror në Hendboll për universitete më 2022! Kjo ngjarje, më e madhja që ka pasur Kosova deri më tani, do jetë sfidë për ne dhe komunitetin sportiv, komunën e Prishtinës, qeverinë dhe tërë popullin tonë”, ka thënë Selimi.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Federata e…