Selimi kërkon dorëheqjen e Hotit dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje

09 tetor 2020 | 12:20

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka kritikuar ashpër qeverinë Hoti gjatë raportimit në Kuvendin e Kosovës për punën 100-ditëshe të saj.

Me këtë rast, Selimi ka kërkuar nga Hoti që të jap dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Në këtë kontekst, Selimi ka thënë se zgjedhje jo vetëm që janë të domosdoshme, por edhe të pashmangshme.

Më tutje, Selimi ka kritikuar qeverinë Hoti edhe për menaxhimin e pandemisë dhe marrëveshjen e 4 shtatorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është duke raportuar para deputetëve…