Selimi kërkon kushte më të mira për Policinë e Kosovës
03 maj 2018
| 11:03
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në seancë e Kuvendit ka folur në lidhje me rastin e dy policëve të Kosovës të cilët që nga e shtuna rezultojnë të humbur pas një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit.
Selimi ka kërkuar nga institucionet e sigurisë angazhim maksimal dhe që sa më shpejt ta ndriçojnë këtë rast.
Ai ka thënë se duhet një koordinim me të gjitha agjencitë e sigurisë në mënyrë që në raste të emergjencave sikurse kjo të reagohet menjëherë.
Më tutje, ai ka kërkuar nga institucionet shëndetësore të krijojnë kushte më të mira për Policinë e Kosovës .
Selimi ka thënë se Policia duhet jo vetëm për menaxhim të protestave, por edhe kur e luftojnë krimin dhe korrupsionin./KosovaPress/