Selimi: Kosova dhe Shqipëria munguan në tavolinën e ‘mini-shengenit’
21 dhjetor 2019
| 23:59
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka komentuar takimin e sotëm në Tiranë, që është mbajtur për “mini-shengenin ballkanik”.
Sipas Selimit në tavolinë nuk mungoi vetëm Kosova, por edhe Shqipëria.
“Në këtë tavolinë, nuk është se mungon vetëm Kosova, aty mungon edhe Shqipëria. Interesat e shqiptarëve nuk përfaqësohen nga asnjëri nga këta të katër”, ka shkruar Selimi në “Instagarm”.