Selimi kritikon qeverinë Kurti: S’ka vizita bilaterale, s’ka vizita në asnjë kontinent, izolim në shtëpi
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka kritikuar drejtuesit e diplomacisë së Kosovës për mungesë të vizitave bilaterale.
Selimi është irrituar me pjesëmarrjen edhe të ministres Donika Gërvalla-Schwarz në forumin e Bledit ku po merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
“Një konferencë në Athinë, një tjetër ngjarje vjetore në Alpbach, një e tretë në Bled. Diplomacia jonë tash është reduktuar në pjesëmarrjen nëpër panele ‘ex officio’ në seminare e samite multilaterale. S’ka së fundi vizita bilaterale të rëndësisë strategjike, zero vizita në krejt kontinentet, izolim në shtëpi”, ka shkruar Selimi në “Twitter”.
A conference in Athens, another annual event in Alpbach, third one in Bled. Our diplomacy is now reduced to attending panels ex officio in multilateral seminars and summits. No recent bilateral visits of strategic importance, zero visits in entire continents, isolation at home.🤨 pic.twitter.com/lkAKBPQGyh
— Petrit Selimi (@Petrit) August 28, 2023