Selimi: Kurti ka një arsye nëse e ndërprenë mandatin, s’ka çka të tregojë
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka thënë se nëse kryeministri Albin Kurti ndërprenë mandatin e tij, ka një arsye e që është se “nuk ka asgjë të tregojë për këtë mandate, as brenda as jashtë”.
Selimi ka thënë se kryeministri Kurti kontrollon institucionet kryesore në vend.
“Nëse Kurti ndërprenë mandatin e tij duke kontrolluar plotësisht qeverinë, parlamentin dhe presidencën e Kosovës, ka vetëm një arsye për këtë: ai nuk ka asgjë për të treguar për këtë mandat, as nga jashtë dhe as nga brenda”, ka shkruar Selimi në platformën “X”.
If Kurti cuts his mandate short while fully controlling Kosovo’s government, parliament and presidency, there’s only one reason for that: he has nothing to show for this mandate, neither externally nor internally.
— Petrit Selimi (@Petrit) May 14, 2024