Selimi: Lajçaku dhe Escobari do të raportojnë nëse Kosova pranoi planin, më pas vendoset nëse do të ketë ‘pasoja’
Sot përfundon afati që emisarët Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar ia kanë dhënë Qeverisë së Kosovës që të përgjigjet në kërkesat e tyre për deeskalimin e situatës në veri.
Në lidhje me këtë, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka thënë se raportimi i tyre tek eprorët do të ndodhë, nëse Kosova e pranon planin për deeskalim.
“Më pas, BE-ja dhe ShBA-ja do të vendosin nëse dhe çfarë ‘pasojash’ meritojnë këto veprime”, ka thënë ai.
Kosovo media reporting of a "deadline" today. I don't think there's a hard deadline for Kosovo gov. Lajcak and Escobar will report to their institutions whether Kosovo approved the de-escalation plan. Then EU and US will decide whether and what "consequences" this actions merit.
— Petrit Selimi (@Petrit) June 7, 2023
Ndërkohë, në një takim me gazetarë, emisari Escobar ka deklaruar se Kurti i ka vetëm “dy ditë kohë që të përgjigjet në kërkesat” e shtruara nga ShBA-ja dhe BE-ja.
Escobari, ka folur edhe në lidhje me këto kërkesa, duke përmendur edhe një herë se duhet të zhvillohen zgjedhje të reja.
“E para është deeskalimi, e dyta është duam të shohim zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve dhe e treta duhet menjëherë të lëvizim drejt zbatimit të marrëveshjes së Ohrit që nënkupton se duhet të shohim përpjekje reale nga Kosova që të angazhohet për Asociacionin dhe po ashtu duhet të shohim hapa nga Serbia. Duhet të merremi vesh për këtë sot dhe nesër sepse të premten unë dhe Lajçak duhet t’u raportojmë eprorëve tanë se a ishim të suksesshëm apo jo”, ka thënë Escobari.