Selimi, LDK-së: Ju kurrë nuk mund të na mposhtni
25 mars 2020
| 11:58
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në seancën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, ka thënë se LDK-ja është bërë aleat me koronavirusin për ta luftuar qeverinë.
Ai ka thënë se LDK-ja është bërë bashkë me aleatët e vjetër, për ta luftuar qeverinë Kurti.
Selimi i ka thënë se LDK-ja mund ta tradhtojë votuesin dhe ta shtyjë përpara projektin e Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit për ndarjen Kosovës.
Më tuje, Selimi i ka thënë LDK-së se nuk mund ta mposhtin kurrë Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ka thënë se me LDK-në do të shihen në zgjedhje, ku atëherë nuk mund t’i ndihmojë e as Thaçi e as Vuçiqi.
https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/654194838748833/