Selimi: Lista Serbe nuk është duke i përfaqësuar si duhet serbët në Kuvend
09 nëntor 2018
| 10:47
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka organizuar një debat publik në Qendrën Mediale në Çagllavicë për pakon e projektligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri.
Nënkryetari i këtij komisioni, Rexhep Selimi, u ka thënë serbëve të pranishëm në këtë debat se Lista Serbe nuk është përfaqësimi i duhur për ta.
“Lista Serbe nuk po iu përfaqëson si duhet juve serbëve në Kuvend. I lus serbët që të bëhen pjesë e diskutimeve për ligjet e FSK-së, e cila do t’iu shërbejë të gjithë qytetarëve”, ka thënë Selimi.