Selimi: LV-ja është kundër dialogut
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se Serbia nuk mund të llogarisë që e ka humbur Kosovën, pasi sipas tij nuk e ka pasur asnjëherë që ta humbë.
“Humbja më e madhe e Serbisë ka ndodhur më 12 qershor, nuk ka pasur humbje më të madhe dhe ne po ia zbusim atë që në fakt e ka humbur”, ka thënë Selimi.
Selimi në emisionin “Info Magazine” në “Klan Kosova” ka thënë që për dialogun Kosovë-Serbi nuk kemi probleme vetëm me Thaçin.
“Ne po e identifikojmë problemin duke mos e përjashtuar Thaçin dhe nuk e kemi harruar ta themi se ai është pjesë e këtij problemi kundrejt interesave të Kosovës” Lëvizja Vetëvendosje ka qenë dhe do të jetë kundër këtij dialogu dhe për këtë i bëjmë thirrje edhe të tjerëve pasi nuk kemi pse flasim me Serbinë dhe duhet të kemi dialog me partnerët e jo me kundërshtarët. Ne e dimë që Pavarësia e Kosovës është problem për Serbinë dhe ne duhet t’i diskutojmë problemet e qytetarëve serb. Nëse dialogu merr epilog do të jetë fatkeqësi për Kosovën dhe këtë do ta pengojmë që të mos ndodh ashtu siç është dizajnuar pasi brenda këtij dialogu është dizajnuar Zajednica”, ka thënë Selimi.