Selimi: Malazezët fituan 8200 hektarë tokë

21 mars 2018 | 21:58

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook” ka thënë se malazezët sot kanë fituar 8200 hektarë, Thaçi disa miliona e Qeveria Haradinaj disa ditë në pushtet.

Këto komente ai i ka bërë për shkak të ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

Me ratifikimin e Marveshjes se Demarkacionit te kufirit me Malin e Zi, sot malazezet fituan 8200 hektare te bjeshkeve tona te bukura, Thaci i fitoi edhe disa miliona me shume, kurse Qeverise Haradinaj edhe ndonje dite me shume ne pushtet. Keta jane fituesit e 21 Marsit. Kurse humbesi kujdestar mbetet Kosova.

Po ju o deputet te mjere qe votuat qorras, cka fituat? Ndoshta dikush ndonje cope nga Thaci e te tjeret asgje me shume perveq se u bete hisedare ne tradhtine qe i beri Thaci Kosoves dhe shqiptareve.
Nuk mbeti pa fituar as Vucici te cilit tash po i hapen shanset per jetesimin e Zajednices ne Kosove. Ne ditet ne vijim pason hapi i radhes ne takimin Vucic-Thaci.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinioni malazez është njoftuar nga çasti në çast për zhvillimet…