Selimi: Mbi një trup të shtrirë e të përkulur, sikur ai i Thacit, kalon shumëçka
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, duke iu referuar fjalimit të presidentit Hashim Thaçi dje në Tiranë, ka thënë se kufijtë e Kosovës qenkan në rrezik sepse mbi një trup të shtrirë e të përkulur mund të kalojë shumëçka.
Në Samitin e Diasporës që u mbajt në Tiranë, presidenti Thaçi ka thënë se pa kaluar mbi trupin e tij, nuk do të ndryshohen kufijtë e Kosovës.
Postimi i plotë i Selimit në llogarinë e vet në “Facebook“:
Në Samitin e Diasporës që u mbajt dje në Tiranë, ‘presidenti i Kosovës’ deklaroi: “se unë nuk lejoj pa kaluar mbi trupin tim, të ndryshohet kufiri i Kosovës”.
Pra, ai citoi një thënie popullore por me një ndryshim të vockël…
Thënia së cilës iu referua pjesërisht Thaçi thotë: “pa kaluar mbi trupin tim të vdekur…”
Siç duket Thaçi e paska pasur fjalën se “pa kaluar mbi trupin e tij të gjallë nuk ndryshohen kufijtë e Kosovës”.
Po del se kufijtë prapë qenkan në rrezik, sepse mbi një trup të shtrirë e të përkulur, sikur ai i Thacit, kalon shumëçka..