Selimi: Munishi do t’i mungojë kampionatit të Kosovës, Ballkani u nxitua me largimin e tij

18 janar 2021 | 13:16

Trajneri i mirënjohur kosovar, Musa Selimi ka deklaruar për “Sporti Total” në KTV se Ballkani është nxituar me vendimin për shkarkimin e Munishit, vendin e të cilit e zuri trajneri nga Shqipëria, Bledi Shkëmbi.

“Ismet Munishi do t’i mungojë kampionatit të Kosovës. Paraqitjet e tij mediatike, por edhe në fushë do t’i mungojë Ballkanit. Ka qenë vendim i ngutshëm largimi i tij. Unë kam konsideratë për Bledi Shkëmbin (trajneri i ri i Ballkanit). Lufta për Ballkanin do të vazhdonte pasi ishte vetëm tre pikë larg liderit. Ai ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme me Ballkanin duke treguar një futboll të hapur dhe cilësor me shumë gola. Ai e bëri edhe një top-shënues (Mirlind Daku) që shumë futbollistë tjerë i kanë ëndërruar golat e Dakut në këtë edicion. Daku i la nën hije të gjithë futbollistët e tjerë. Një paraqitje ose dy jo të mira ndikuan në largimin e tij. Kjo është ajo që nuk po mendojnë në plane afatgjate”, ka deklaruar Musa Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e  Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka kërkuar…