Selimi: Në Uashington ka fituar Serbia
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti lidhur me marrëveshjen e arritur në Uashington më 4 shtator.
Në seancën e sotme parlamentare, ai ka thënë së në Uashington ka ftuar Serbi dhe jo Kosova.
“Kosova nuk del me fitore nga nënshkrimi juaj zotëri Hoti. Nga ai nënshkrim, më së shumti kanë përfituar të tjerët. Në këtë rast, përfituesi më i madh del Serbia sepse përfitoi dalje në Adriatik, bashkëpronësi në Ujman, zhbërje të kufirit shtetëror, pra, nga kufij shtetëror në pikë të kalimit të përbashkët, realizimin e idesë për mini-Shengen, që në fakt është zonë e Novi Sadit. E stopon Kosovën në njohjet e saj, e stopon Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe mbi të gjitha, e kthen Kosovën shumë prapa në shtetbërjen e saj”, ka deklaruar Selimi.