Selimi: Nëse nuk do të isha reper, do të isha kasap
01 janar 2020
| 18:53
Getoar Selimi dhe Marina Vjollca kanë disa vite të martuar, por thuajse asnjëherë nuk dalin nëpër intervista.
Reperi zbuloi disa detaje nga jeta e tij personale në intervistën e tij për ‘Klanifornia’, ku pyetjet i bënte partnerja e tij Marina.
Aty zbuloi se çfarë i pëlqen më shumë tek ajo dhe çfarë do të bëhej nëse nuk do ishte pjesë e muzikës.
Marina: Të pëlqejnë gatimet e mia?
Geti: Në fillim nuk ka ditur, tani ka filluar të mësojë avash avash.
Marina: Geti është kuzhinier i shkëlqyer. Cilin ushqim unë nuk e fus në gojë.
Geti: Suxhukun.