Selimi: Nga ato çfarë po dëgjoj s’ka marrëveshje

18 mars 2023 | 20:10

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka komentuar takimin e tejzgjatur mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Ohër.

Ai thotë se nga informacionet e dëgjuara në këto momente është që s’ka marrëveshje dhe se emisarët janë duke u angazhuar fuqishëm për të shpëtuar përpjekjen e tyre për marrëveshje.

“Ajo që po dëgjoj në këtë moment nga Ohri është se nuk ka ‘asnjë marrëveshje’. Të dërguarit që punojnë shumë për të shpëtuar përpjekjen”, ka shkruar Selimi në “Twitter”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, i…