Selimi: Një rezervuar i veturës me benzinë në Kosovë, 23 për qind e rrogës
Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi, i cili aktualisht është koordinator i Korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), ka publikuar një grafik që tregon se sa për qind të pagës mesatare ua shpenzon mbushja e veturës plot me benzinë në shtete të ndryshme.
Selimi ka shkruar se në Kosovë duhet shpenzuar 23 për qind e pagës mesatare për ta mbushur veturën plot.
“Në Kosovë, nëse doni ta mbushni veturën tuaj me 60 litra (plot) benzinë, duhet të paguani rreth 23 për qind të pagës mesatare mujore!”, ka shkruar Selimi në llogarinë e vet në “Twitter”.
In Kosovo, if you want to fill you car with 60 liters (full tank) of gasoline, you need to pay circa 23% of average monthly salary! pic.twitter.com/09XwQcMWGt
— Petrit Selimi (@Petrit) March 15, 2022