Selimi: Opozita është e ndarë për taksën dhe bashkë kundër qeverisë Kurti

11 mars 2020 | 16:11

Shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes së Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e ka quajtur të pa qartë kërkesën e opozitës për seancë të jashtëzakonshme për raportet Kosovë-ShBA.

Ai ka thënë se Kosova dhe ShBA-ja nuk i prishin raportet për taksën 100 për qind. “Ne shprehim mirënjohje për ShBA-në”, ka thënë Selimi.

Selimi ka theksuar opozita është e ndarë për taksën dhe të bashkuar kundër qeverisë Kurti.

Më tutje, Selimi ka thënë se kryeministri Kurti është shprehur  qartë në lidhje në lidhje me taksën, zëvendësimin e saj me reciprocitet.

Në fjalën e tij, Selimi ka propozuar një draft-rezolutë, në të cilën është thënë se Republika e Kosovës është e përkushtuar për dialog me Serbinë dhe njohje reciproke.

Po ashtu në këtë draft-rezolutë është thënë se  Kushtetuta dhe sovraniteti i Kosovës janë të pacenueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar…