Selimi: Opozita ka qëndrime kontroverse për taksën
02 mars 2020
| 11:46
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se seancës se jashtëzakonshme për taksën 100 për qind do të duhej t’i paraprinte një projekt-rezolutë.
Ai ka thënë se opozita ka qëndrime kontroverse për taksën . Selimi ka pyetur opozitën se a po kërkon mbajtjen apo heqjen e taksës.
Më tutje, Selimi i ka thënë opozitës se a jeni për qëndrimin e Ramush Haradinajt apo Kadri Veseli.
Selimi ka thënë Vetëvendosje ka qëndrim të vazhdueshëm sa i përket reciprocitetit të plotë me Serbinë.
Ai ka thënë se këtë qëndrim asnjëherë nuk e kanë ndryshuar.