Selimi: Opozitës po i mohohet ushtrimi i së drejtës
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se do të vazhdojnë të këmbëngulin se kanë të drejtë të kërkojnë llogari rreth çështjeve për marrëveshjet që Kosova pret t’i realizojë në raport me Serbinë.
Selimi ka thënë se janë duke pritur që në vazhdim si Vetëvendosje të marrin masa për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me çështjen e korrigjimit të kufijve.
“Sërish jemi në pritje të vazhdimit të seancës, e cila seancë e grabiti seancën e opozitës e thirrur dje për në ora 10.00”.
“Ne do të vazhdojmë të këmbëngulim në atë që është e jona, sepse opozitës po i mohohet ushtrimi i së drejtës. Por, një gjë është risi ndoshta dhe jo e pazakonshme në Kuvend, serish rreth Kuvendit ka forca speciale”.
I pyetur rreth organizimit të protestave nga Vetëvendosje, Selimi është përgjigjur: “Ka vjeshta e ngrohtë po shkojmë”.