Selimi pasi avokatët e Thaçit paralajmëruan tërheqjen: Qeveria t’i dyfishojë përpjekjet për mbrojtjen e themeluesve të UÇK-së
Avokatët e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë paralajmëruar tërheqjen nga detyra e tyre, për shkak të mospagesave. Ndaj kësaj, ka reaguar ish-kryediplomati Petrit Selimi.
Ai ka njoftuar për pagesat që i kanë bërë shtetet e tjera për të paditurit e tyre, që sipas tij, arrijnë deri në 60 milionë dollarë.
Kështu, ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës “që t’i dyfishojë përpjekjet për mbrojtjen e themeluesve të UÇK-së”.
“Kroacia ka paguar publikisht rreth 30 milionë dollarë për mbrojtjen e gjeneralit Gotovina. Burimet më thonë se kostoja totale aktuale e mbrojtjes tejkaloi 60 milionë dollarë. Edhe Maqedonia e Veriut pagoi 10 milionë dollarë për mbrojtjen e të paditurve të saj të paktë. Qeveria e Kosovës duhet të dyfishojë përpjekjet e saj për mbrojtjen e themeluesve të UÇK-së”, ka shkruar Selimi në platformën “X”.
Croatia has publicly paid around $30 million for defense of General Gotovina. Sources tell me the actual total defense cost surpassed $60 million. Even North Macedonia paid $10mill for defense of its few indictees. Kosovo gov must double its efforts for defense of KLA founders.
— Petrit Selimi (@Petrit) January 30, 2024