Selimi për deklaratën e O’Brienit: Nuk dua të komentoj, veç do ta citoj
14 shkurt 2024
| 10:44
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka shkruar një status në platformën “X”, në të cilin ka shpërndarë deklarimin e James O’Brien, ndihmës-sekretar amerikan i Shtetit në lidhje me zhvillimet e fundit në vendin tonë.
Selimi nuk e ka komentuar fare deklaratën e O’Brienit, i cili ka thënë se nuk bën kërcënime të zbehta/vagëta.
“As nuk dua të komentoj. Unë veç do të citoj”, ka shkruar Selimi.
I don’t even want to comment. I’ll just quote. James O'Brien, Assistant Secretary of @StatDept: “I don't make lukewarm threats in public. I would say that if we are not treated as a partner, we will not treat the Government of Kosovo as a partner either". https://t.co/BSQEnwkkAw
— Petrit Selimi (@Petrit) February 13, 2024