Selimi për demarkacionin: Më habit qëndrimi i AAK-së dhe Nismës
20 mars 2018
| 19:40
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka thënë se në këtë seancë nuk do të votohet as për heqjen e liberalizimit të vizave, as për integrim evropian, as për marrëveshjen e dy presidentëve as për raportin e Bulliqit.
Sipas Selimit, në këtë seancë do të votohet vetëm për marrëveshjen për demarkacion e jo për marrëveshjet tjera.
Ai ka thënë se i kupton deputetët e LDK-së dhe PDK-së por jo edhe ata që deri dje kanë kundërshtuar fuqishëm demarkacionin me Malin e Zi duke aluduar në AAK-në dhe Nismën.