Selimi për Interpolin: Bravo për policinë, turp për diplomacinë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka komentuar dështimin e sotëm të Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol.
“Institucionet tona të politikës së jashtme sot në Asamblenë e 87-të të Përgjithshme të Interpolit që po mbahet në Dubai, dështuan ta sigurojnë përkrahjen e mjaftueshme për ta bërë Republikën e Kosovës pjesë e kësaj organizate policore ndërkombëtare”.
“Ndaras këtij dështimi për anëtarësimin në Interpol, dua ta përgëzoj Grupin Punues të Policisë së Kosovës që kanë bërë një punë të shkëlqyer për më shumë se një vit. Ata u munduan, punuan maksimalisht, e deshën suksesin dhe fitoren dhe në fund nuk e morën atë çfarë në të vërtetë e meritojnë. Ata nuk kanë dhe nuk kishin çfarë të bënin më shumë e më mirë se kaq. Po ashtu, është e kuptueshme që ata sot u ndien keq që puna e tyre nuk u shpërblye me votat e mjaftueshme në Asamble”, ka shkruar Selimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Në këtë kontekst, ai ka lavdëruar punën e Policisë së Kosovës, por jo edhe të diplomacisë.
Postimi i plotë i Selimit:
Institucionet tona të politikës së jashtme sot në Asamblenë e 87-të të Përgjithshme të Interpolit që po mbahet në Dubai, dështuan ta sigurojnë përkrahjen e mjaftueshme për ta bërë Republikën e Kosovës pjesë e kësaj organizate policore ndërkombëtare.
Ndaras këtij dështimi për anëtarësimin në Interpol, dua ta përgëzoj Grupin Punues të Policisë së Kosovës që kanë bërë një punë të shkëlqyer për më shumë se një vit. Ata u munduan, punuan maksimalisht, e deshën suksesin dhe fitoren dhe në fund nuk e morën atë çfarë në të vërtetë e meritojnë. Ata nuk kanë dhe nuk kishin çfarë të bënin më shumë e më mirë se kaq. Po ashtu, është e kuptueshme që ata sot u ndien keq që puna e tyre nuk u shpërblye me votat e mjaftueshme në asamble.
Por, krahas një pune të palodhshme të ekipeve të Grupit Punues të Policisë së Kosovës, suksesi u sfidua rëndë nga dy anë; nga agresioni diplomatik (por jo vetëm) i Serbisë kundër integrimit të Kosovës dhe nga papërgjegjësia totale e politikës së jashtme të Kosovës dhe bartësit në anën tjetër. Vendi ynë ka fatin e keq që në krye të shtetit dhe të diplomacisë ka zyrtarë të papërgjegjshëm, të paaftë dhe me agjenda krejt banale personale.
Ata sot më shumë u mërziten që nuk dolën të flasin para kamerave dhe gazetarëve të shumtë të ardhur nga Kosova këtu në Dubai, sesa që mund të jenë mërzitur që Kosova po vazhdonte të jetë “vrimë e zezë” në luftën e krimit të organizuar ndërkombëtar.
Si mundet që Kosova të ketë sukses në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare kur në krye të diplomacisë kemi një ministër kaq të papërgjegjshëm?
Si mundet qe Kosova te ecë ne rrugën e saj të integrimit kur në krye të shtetit, si përfaqësues i politikës së jashtme, ka një president që e ka vënë në pazar shtetin dhe kufijtë dhe kufijtë e këtij shteti?
E tek e fundit, si ne mund ta mundim Serbinë në agjendat e saj kundër nesh kur po e mbajmë gjalle shpresën e tyre për zhbërjen e shtetit të Kosovës në tavolinën e bisedimeve?
Në kë ditë të ballafaqimit me realitetin e Kosovës në Asamblenë e 87-të të Përgjithshme të Interpolit:
Bravo për Policinë!
Turp për diplomacinë!
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=369362060555019&set=a.128310007993560&type=3&theater