Selimi për protestën: Sot fitoi Kosova
29 shtator 2018
| 19:56
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se me protestën e mbajtur në sheshin e Prishtinës, është mbrojtur Kosova
“Sot Kosova është më e mbrojtur dhe më e sigurt sepse populli i saj është zgjuar, populli e tha fjalën. Sot fitoi Kosova dhe pushtetarët ndjejnë humbje para sovranit. Ky është vetëm efekti i parë”, ka shkruar Selimi në llogarinë e tij të “Facebook”-ut.
Protesta është thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për të kundërshtuar idenë e presidentit, Hashim Thaçi, për korrigjim të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë