Selimi përkujton heroin Enver Zymberi me rastin e ditëlindjes së tij
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka bërë homazhe të varri i heroit Enver Zymberi me rastin e 40-vjetorit të lindjes së tij.
Me ketë rast, Selimi nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, ka kërkuar drejtësi për heroin Zymberi.
“Ditëlindja e Heroit Enver Zymberi. Sot është ditëlindja e Enver Zymberit. Sot familja dhe kolegët e tij të punës do t’ia uronin ditëlindjen e tij të 40-të. Enveri lindi më 3 prill 1979 në Dubovc të Vushtrrisë. Ishte zyrtar policor në Policinë e Kosovës. Shërbente me nder e përkushtim siç kishte shërbyer edhe si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftë. Kaluan rreth 8 vite prej kur më 26 korrik 2011 Enver Zymberi u vra në rajonin e Leposaviqit në një pritë që ia zunë Policisë dhe shtetit të Kosovës”.
“Enveri u vra sepse ra në prite të grupeve kriminale të Serbisë brenda në Kosovë por edhe pse na ra në kurthin e parapolitikës së udhëhequr nga urdhërdhënës qeveritaro-policor. Edhe 8 vite pas rënies së Enverit nuk ka drejtësi as për Enverin e as në vendin ku ra Enveri. Edhe tetë vite pas, atje ende veprojnë grupe kriminale që vranë Enverin, ashtu siç në krye të shtetit të Kosovës ende është përgjegjësi kryesor që i vuri në kurth Policinë e Kosovës”, ka shkruar Selimi.
/Epoka e re/