Selimi: Politikat e Kosovës në veri janë shndërruar në seri vrapimesh drejt kurtheve të Vuçiqit
Ish-kryediplomati Petrit Selimi, ka thënë se Kosova ka vrapuar drejt kurtheve të ngritura nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në veri.
Selimi përmes një shkrimi në “Twitter”, ka thënë se këto “vrapime” kanë qenë me vrull të pashpjegueshëm.
“Politikat e Kosovës në veri të vendit tonë janë shndërruar në një seri vrapimesh të vazhdueshme, të qëllimshme, me vrull të pashpjegueshëm, drejt kurth pas kurthit të ngritur nga Vuçiqi. Nuk na ka munguar asnjë. Dhe ne jemi duke vrapuar drejt tjetrit, frikësohem, është afër”, ka shkruar Selimi.
Kosovo policies in north of our own country have become a series of continuous, willful runs, with unexplainable vigor, towards trap after trap after trap after trap set up by Vucic. We haven’t missed one. And we’re running towards the next one I fear, just around the corner.
— Petrit Selimi (@Petrit) May 18, 2023