Selimi: Presidenti dhe Qeveria kanë bllokuar funksionalizimin e ushtrisë

03 korrik 2019 | 14:16

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka theksuar se procesi i transformimit të ushtrisë së Kosovës nuk ka filluar ende të realizohet.

Ai në një konferencë për medie ka adresuar kritika ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, të cilët sipas tij janë duke e bllokuar funksionalizimin e ushtrisë.

Selimi ka thënë se ka mbi një muaj që ka kaluar faza e parë katërmujore e tranzicionit të ushtrisë dhe ende nuk ka një riorganizim.

Sipas tij, presidenti Thaçi nuk po dëshiron t’i dekretojë gjeneralët dhe drejtorët e departamenteve.
Ndërsa, për kryeministrin Haradinaj, deputeti Selimi, ka thënë se është vetmjaftuar me miratimin e ligjeve në fund të vitit të kaluar.

“Më 21 maj është dashur të përfundojë pjesa e parë katërmujore, ky afat ka përfunduar që një muaj e gjysmë. Gjatë periudhës së parë është dashur të arrihen këto objektiva. Riorganizimi i FSK-së në ushtri të Kosovës. Është dashur të bëhet shefi i shtabit të FSK, gjeneralët. Këto faza është dashur të përfundohen. Ministria e Mbrojtjes është në kaos, objektivi i tyre është mbushja me militantë partiak. Po ashtu edhe shkarkimi i sekretarit në mënyrë të paligjshme. Aktualisht një pjesë e madhe e stafit gjendet në një fazë konfuzioni”, ka thënë Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Yaya Toure u rikthye verën e kaluar tek Olimpiacosi, por…