Selimi: Prishtina po vuan për mungesë të guximit në vendimmarrje
Ish-ministri i Drejtësisë dhe shefi i shtabit zgjedhor të AAK-së në Prishtinë, Selim Selimi, ka thënë se Daut Haradinaj ka hyrë në garë për të parin e kryeqytetit për të fituar me program dhe ofertë të saktë që përmirëson jetën e qytetarëve.
Ai ka thënë se “Prishtinës i duhet udhëheqës i pa nënshtruar nga cilido grup i interesit. Kemi hy pa hile dhe do të qeverisim pa hile, për Prishtinën. Me vendosmëri pa tejzgjatje, me ekspertë dhe duke e trajtuar çdo problem. Për fitore, me qytetarët!”.
“Zotohemi para juve qytetarë të Prishtinës, se në këtë garë, Dauti ka hyrë të fitoj me projekte dhe program, ofertë të saktë që përmirëson jetën e të gjithë neve. Prishtinës i duhet udhëheqës i pa nënshtruar nga cilido grup i interesit. Kemi hy pa hile dhe do të qeverisim pa hile, për Prishtinën. Me vendosmëri pa tejzgjatje, me ekspertë dhe duke e trajtuar çdo problem. Për fitore, me qytetarët! Prishtina po vuan për mungesë të guximit në vendimmarrje”, ka shkruar Selimi në llogarinë e vet në “Facebook”.