Selimi propozon një raportues special të Këshillit të Evropës për Banjskën
Ish-ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka postuar një propozim diplomatic për Kosovën, i cili në rrjetin social X u pëlqye dhe shpërnda edhe nga deputetja angleze Alicia Kearns, që njëherësh është kryetare e komisionit për punë të jashtme të Parlamentit të Britanisë së Madhe.
Fillimisht dje Selimi tha që “miqtë parlamentarë të Kosovës si Alicia Kearns (Britani), Michael Roth (Gjermani), Oleksander Marezho (Ukraine) apo Mark Mihkelson (Estoni) do të duhej të lobonin për një rezolutë në Asambletë parlamentare të OSBE-së apo Këshillit të Europës për emërimin e një Raportuesi të pavaraur special për të arritur në fund të hulumtimeve për sulmin terrorist në Kosovën verioire, dhe përfshirjen e shteteve në këtë sulm”.
Ndërsa sot, Selimi përsëri ka postuar duke thënë: “Po përsëris edhe shqip: vajtimet dhe ankesat nuk sjellin rezultat ndryshe nga e kaluara. Kërkesat post-Banjskë duhet konkretizuar: ne mes tjerash mund të kërkohet raporter special të KE per sulmin terrorist, rrethanat dhe aktoret e involvuar. Një dikmarti të fokusuar në Serbinë.”
Selimi poashtu ka pohuar se: “Kushtetuta e Serbise e ndalon ekstradimin ne shtete te treta te akuzuarve (pos Tribunaleve per krime lufte). Fokusi duhet te jete ne instrumentet ligjore dhe politike qe identifikojne qarte fajtorin (Beogradin zyrtar). Kosova ka shume miq ne Europe te perdoren edhe kanale tjera për drejte si ligjore dhe politike oër Kosoven.
MP friends of #Kosovo like @aliciakearns @MiRo_SPD @ChairOlek @markomihkelson should push for a resolution in @COE or @OSCE Parliamentary Assemblies for independent Special Rapporteur to get to the bottom of the terrorist attack in northern Kosovo, incl the state(s) involvement.
— Petrit Selimi (@Petrit) October 4, 2023
https://x.com/petrit/status/1709575058060947763?s=46&t=b-L8XeDC6BFDRe4UStOSyA