Selimi: Qeveria ka barazuar fatin e të pagjeturve me fatin e të zhvendosurve
03 nëntor 2020
| 17:21
Shefi i Grupit Parlamentar të LV-së, Rexhep Selimi, ka deklaruar se qeveria Hoti e ka dëmtuar çështjen e zbardhjes se fatit të personave të pagjetur.
Në debatin parlamentar, ku po diskutohet lidhur me çështjen e të pagjeturve, Selimi se Qeveria ka gabuar kur më 4 shtator, ka barazuar të pagjeturit me të zhvendosurit.
“Për këtë çështje ka ndodhur një gabim shumë i madh që ka bërë qeveria juaj. Në bisedimet e fundit, edhe në zotimet e fundit të Hotit më 4 shtator është përmendur kjo çështje. Madje është dëmtuar deri në atë shkallë saqë në do të diskutojmë në një seancë tjetër këtu për atë dëm që i është bërë çështjes. Është barazuar fati i të pagjeturve me fatin e të zhvendosurve”, ka deklaruar Selimi.