Selimi reagon pas deklaratës së Rohde rreth Kurtit: Lajm i keq, por jo i habitshëm

05 shtator 2024 | 16:56

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi ka reaguar pas deklaratave të ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ku njoftoi se emisari gjerman Manuel Sarrazin ishte në Kosovë për të bërë kompromis me kryeministrin Albin Kurti rreth CEFTA-s.

Selimi ka thënë se ky është një lajm i keq, por sipas tij, jo i habitshëm.

Ai më pas ka cituar fjalët e ambasadorit Rohde, ku ka thënë se “nëse është nevoja shtetet tjera do të vazhdojnë pa Kosovën”.

“Mendoj se ky është një lajm i keq. I tmerrshme në fakt, por aspak i habitshëm. Qeveria gjermane: ‘Nëse është e nevojshme, vendet e tjera të WEB-it do të vazhdojnë pa Kosovën për momentin, për të vazhduar me bashkëpunimin rajonal + Procesin e Berlinit”, ka shkruar Selimi në platformën “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta nis të premten…