Selimi: Regjimi i tashëm autokrat po e suspendon demokracinë

14 shtator 2021 | 13:56

Selim Selimi nga AAK-ja, në një debat televiziv ka thënë se demokracia në Kosovë po suspendohet.

“Kushtetuta përpos që i ka shkronjat, e ka edhe frymën e vet, e legalizuar në disa vendime të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Selimi.

Ai ka theksuar se suspendohet demokracia atëherë kur njëanshmërisht një parti autokratike siç është Vetëvendosja në shfrytëzim të plotë të presidentes, njëanshmërisht e shfrytëzon frymën demokratike për të kalkuluar, taktizuar, potezat e vet politik.

Gjithashtu Selim Selimi shtoi se suspendohet demokracia kur presidentja Osmani njëanshmërisht e shfrytëzon diskrecionin e saj për të qenë selektive “kënd e thirr e kënd s’pe thirr”. Ky është suspendim i demokracisë “, shtoi Selimi.

Kur Albin Kurti që fitoi me 51% të votave e suspendon demokracinë, kur e shfrytëzon diskrecionin e vet, sipas Selimit, me kalkulu frymën e kushtetutës për përfitime politike, atëherë shtetin e merr uji.

Hipokrizia e VV-së përpara dhe tash në politikbërje, tregon se hipokrizia e ka mjet suspendimin e demokracisë.

Selimi tha se ne do të përgjigjemi sa herë që na fton presidentja, jo për shkak të saj, por për shkak të nenit 83 dhe 84 të Kushtetutës.

Ai sqaroi se termi noterizim për presidenten nuk është ofendues, sepse ajo ka shumë kompetenca noterizuese, por problemi është kur ajo noterizon me urdhra të Kurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka…