Selimi rizgjedhet dekan i FEFS-së

09 korrik 2020 | 22:19

Prof. Asoc. Dr. Musa Selimi është rizgjedhur dekan në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Selimi më sukses të plotë e ka drejtuar për katër vite Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit. Ishte pikërisht lidershipi i dëshmuar i tij në FEFS për mandatin e kaluar, ndër arsyet kryesore të avancimit të madh të këtij fakulteti gjatë kësaj periudhe. Madje, është kontributi i tij i jashtëzakonshëm dhënë për sportin universitar, ajo që këtë sukses të Selimit e bënë më së meritor.

Selimi është edhe kryetar i Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës si dhe trajner i shquar i volejbollit dhe futbollit.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova është e mbushur nga të rinj, të cilët qoftë…