Selimi: Serbia, formula e re e Kurtit për zgjedhjet e ardhshme

07 prill 2024 | 13:16

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovë, Petrit Selimi, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të dielën, ka kujtuar  se kryeministri Albin Kurti, kishte shënuar fitore të madhe në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2021, duke premtuar më pak vëmendje për Serbinë e më shumë përpjekje për sfidat e brendshme të Kosovës.

Por, sipas tij, ekziston një “formulë e re” për zgjedhje.

“Kurti garoi për ekonomi dhe korrupsion në zgjedhjet e kaluara kur fituan shumë. Këtë herë ai kandidon rreth Serbisë, Serbisë, Serbisë. Kjo është politikë identitare, paralajmërime për luftë të afërt; pjesa veriore e vendit; vetëviktimizues përballë perëndimit. A do të funksionojë formula e re?”, ka shkruar Selimi, derisa vendi përgatitet për ciklin e ri zgjedhor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediumi italian Tuttosport ka raportuar se ylli i Bayer Leverkusenit,…