Selimi: ShBA-ja ka ndërprerë çfarëdo vizite të Qeverisë së Kosovës në Uashington DC
Ish-ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi, ka komentuar vizitën e William Burns, shef i CIA-s, në Kosovë, ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe shefin e Agjencisë së Kosovës (AKI) për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajetin.
Selimi ka shkruar në platformën “X” se ShBA-ja ka ndërprerë çfarëdo vizite të Qeverisë së Kosovës në Uashington DC.
“Kosova aktualisht është nën sanksione të BE-së, ShBA-ja ka ndërprerë çfarëdo vizite të Qeverisë së Kosovës në Uashington DC (përfshirë ambasadorin e ShBA-së që ka qenë i qartë për atë se s’ka takime për Kurtin në Uashington DC). Jemi bllokuar nga Gjermania dhe Franca për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Diçka duhet të ndryshojë dhe të ndryshojë shpejt. Ndoshta vizita e Burnsit sjell ndryshim”, ka shkruar Selimi.
Too much time and resources have been spent by Kosovo gov on small tactical wins and losses), while degrading fully relations with West. We can maybe start discussing & tackling more fundamental issues, beyond whether a bridge should stay pedestrian or not in Mitrovica.
— Petrit Selimi (@Petrit) August 23, 2024