Selimi, shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes
07 shkurt 2020
| 00:00
Rexhep Selimi është emëruar kryetar i Grupit Parlamentar në të Lëvizjes Vetëvendosje.
Këtë e ka konfirmuar vet Selimi në Rtv Dukagjini. Selimi kështu do të drejtojë grupin prej 30 deputetëve nën emrin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kujtojmë Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit kishte dalë parti e parë me 29 deputetë por më pas Grupit Parlamentar të këtij subjekti i është bashkuar edhe deputeti i IRDK-së, Elbert Krasniqi.