Selimi shkruan për një takim me të zgjedhurin e Trumpit për drejtor të CIA-s: Mbështetës i Kosovës dhe Ballkanit
Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka shkruar për një takim të tij me John Ratcliffe, të zgjedhurin e presidentit Donald Trump për drejtor të CIA-s.
Selimi përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, ka thënë se është takuar me Ratcliffe në një samit të diasporës shqiptare në Nju Jork, derisa thotë se ai është mbështetës i Kosovës dhe Ballkanit.
“Kam takuar John Ratcliffe njëherë në një samit të diasporës shqiptare në Nju Jork, por ai është një mbështetës i njohur i Kosovës dhe Ballkanit. Njeri shumë mendjemprehtë dhe largpamës. Kam postuar në Twitter për puënn e tij të mëparshme për presidentin Trump pesë vite më parë. Ratcliffe tani është nominuar për të udhëhequr CIA-n”, ka shkruar Selimi.
Ndryshe, presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka njoftuar të martën se do ta emëroj John Ratcliff, drejtor të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në administratën e tij të re.