Selimi: Shpend Ahmeti s’do të ishte kryetar pa Vetëvendosjen
11 mars 2018
| 13:12
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se pa këtë lëvizje Shpend Ahmeti nuk do të ishte kryetar i Prishtinës.
“Shpend Ahmeti pa Lëvizjen Vetëvendosje nuk do të ishte kryetar, dhe nuk dua të shtoj më tepër, do t’ia lëmë kohës”, ka thënë Selimi për “Presikop”-in.
Ai ka thënë se i vjen keq për të gjithë ata që po largohen nga Vetëvendosje. Pavarësisht largimeve, Selimi ka thënë se Lëvizje Vetëvendosje do të ketë gjithmonë.
“Nuk duhet të jemi i gjatë. Më vjen keq për ata. Por në LVV ka pasur dorëheqje, mund të ketë dorëheqje, ka dorëheqje. Por ajo që është me rëndësi Lëvizje Vetëvendosje do të ketë gjithmonë. Dikush vjen ma vonë, e dikush del më herët, por LVV vazhdon”, ka thënë Selimi.