Selimi: Shqiptarët në Luginë të Preshevës janë në gjendje të rëndë

15 shkurt 2019 | 11:49

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se shqiptarët në Luginë të Preshevës janë në gjendje të rendë.

Selimi në një konferencë për medie, duke iu referuar kapitullit 23 dhe 24 të negociatave Serbi-BE, i cili i referohet drejtësisë, konkretisht respektimit të të drejtave të qytetarëve, ka thënë se Serbia në vazhdimësi është duke i shkelur të drejtat e shqiptarëve në Luginë.

Ai ka thënë se shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc janë në presion të madh nga regjimi serb, ku për pasojë sipas tij janë shqiptarët atje janë duke u shpërngulur.

Selimi ka thënë se çështja e të drejtave të Luginës së Preshevës, do të duhej të kushtëzohet në raport me dialogun dhe se kjo çështje do të duhej të ndërkombëtarizohet.

Deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se asnjëherë nuk është arritur që të kushtëzohet Serbia në lidhje me Luginën e Preshevës.

Më tutje, ai ka thënë se presidenti Hashim Thaçi është duke manipuluar me Luginën e Preshevës. Sipas tij Thaçi është duke e përdorur Luginën e Preshevës, si karrem për ndarjen e Kosovës.

Selimi ka treguar se presidenti Thaçi ka përgatitur edhe një rezolutë e cila ka të bëjë me shqiptarët në Luginë. “Rezoluta ka pasur për Luginën, por ato nuk janë zbatuar”, ka thënë Selimi.

Krahas kësaj, Selimi ka kritikuar jo vetëm qasjen e institucioneve të Kosovës karshi, Luginës së Preshevës, por edhe të Shqipërisë.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/2303498043007967/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (femrat) renditet në vendin e…