Selimi: S’kam të bëj me asnjë nga krimet e pretenduara
04 prill 2023
| 15:50
Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Rexhep Selimi, sërish para Dhomave të Specializuara, ka thënë se nuk ka të bëjë me asnjë nga krimet e pretenduara në aktakuzën ndaj tij.
“Jemi këtu përballë një aktakuze që ende vazhdojmë ta konsiderojmë të pabazuar mbi fakte dhe argumente”, ka thënë Selimi në ditën e ditë të gjykimit ndaj tij dhe tre ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së.