Selimi: Supermarketet e mëdha patën fitim rekord gjatë vitit 2024, ndoshta duhet bojkot si në Kroaci
02 shkurt 2025
| 13:57
Në Kroaci, tash e disa javë qytetarët po bojktojnë marketet e mëdha për shkak të çmimeve të larta. Sipas ish-kryediplomatit Petrit Selimi, një gjë e tilla ndoshta duhet të ndodhë edhe në Kosovë.
Në një shkrim në rrjetin social “X”, ai ka thënë se supermarketet e mëdha në Kosovë patën fitim record gjatë vitit 2024.
“Kam shkruar rregullisht për çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë. E dimë në fakt se supermarketet e mëdha kanë pasur fitime rekorde gjatë vitit 2024, gjë që tregon jo vetëm inflacion, por edhe rritje të çmimeve. Pra, ndoshta disa bojktote duhen edhe në Kosovë, si në Kroaci”, ka shkruar Selimi.