Selimi: Tani rrezikojmë që BE-ja ta hartojë statutin e Asociacionit

03 maj 2023 | 14:13

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, pas publikimit të draft-statutit të Asociacion të hartuar nga Ekipi Menaxhues.

Ai ka publikuar një pikë të këtij drafti, duke thënë se nuk kalon drafti i hartuar nga një deputete e Serbisë nuk kalon.

“Statuti i Shoqatës i propozuar nga Ekipi Menaxhues i udhëhequr nga një deputet  nuk kalon, atë që një diplomat e quajti ‘test për të qeshur’. Beogradi dëshiron që ASMM të ‘zbatojë ligjet’, ‘të organizojë referendume’, ‘të krijojë institucione dhe agjenci’. Nuk është fillestar në 90 për qind të përmbajtjes”, ka shkruar Selimi.

Më tutje, Selmi ka thënë se Kosova duhet të ketë një draft-statut duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Kosova kohë më parë është dashur të ketë një projekt-statut të bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Qeveria kishte disa vite për t’u përgatitur për një propozim të saktë, konciz që do të ishte konstruktiv dhe i bazuar në modele funksionale evropiane. Ne rrezikojmë tani BE-ja të hartojë një “kompromis” si Ohri.” – ka shkruar Selmi në Twitter.

Ndërkohë, Kurti në takim ka kundërshtuar draftin e Asociacionit të përgatitur nga Ekipi Menaxhuese që në krye kishte deputeten e Kuvendit të Serbisë.

Ai ka thënë se draft-statuti ishte “fundamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën, kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, demokracinë, vlerat evropiane, të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë një vizitë të paparalajmëruar…