Selimi thotë se UÇK-ja s’ka pasur më shumë së 20 mijë ushtarë
12 shtator 2019
| 22:23
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë së UÇK-ja nuk ka pasur më shumë se 20 mijë ushtarë.
Selimi në “Debat Plus” të “TV Dukagjini”, ka thënë se Ligji për veteranët e UÇK-së ka shumë anomali.
Ai ka vlerësuar se do të duhej të bëhej amandamentimi i ligjit aktual.
Selimi ka thënë se ai nuk ka aplikuar për veteranë dhe se nuk do ta bëjë një gjë të derisa të bindet se kriteret për veteranët e UÇK-së të jenë meritore.
Rexhep Selimi ka qenë njëri nga themeluesit e UÇK-së.