Selimi tregon nëse ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale (Video)

13 dhjetor 2018 | 21:41

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka deklaruar se nuk ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Në “IMAZH” të “RTK”-së, ai ka thënë se deri me sot nuk ka marrë një ftesë të tillë dhe ka deklaruar se askush nuk duhet të frikësohet nga ky proces.

“Jo, nuk kam ftesë nga Gjykata Speciale, nëse një e tillë me vije do ta bëjë publike”, ka deklaruar Selimi.

Deputeti Selimi, e ka quajtur të padrejtë këtë proces dhe votimin në Kuvend për themelimin e kësaj gjykate e ka vlerësuar të dëmshëm.

Rexhep Selimi ka folur edhe për ushtrinë e Kosovës që pritet të votohet nesër, duke thënë se është një ditë e madhe dhe se Vetëvendosje do të jetë në Kuvend për t’i votuar ligjet për ushtrinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell, duke…