Selimi tregon përse duan bashkëpunim me LDK-në

10 korrik 2019 | 00:12

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, ka sqaruar se përse partia e tij po dëshiron bashkëpunim me LDK-në, të cilën e patën sulmuar vazhdimisht gjatë qeverisjes Mustafa.

“Në kuadër të opozitarizmit LVV-LDK, ka pasur edhe përplasje, varësisht nga temat. Ne s’jemi përplasur me qeverisjen Mustafa pse ka qenë Mustafa, por për temat e asaj kohe. Dhe sot për temat e njëjta jemi të gatshëm të përplasemi edhe me Qeverinë Haradinaj. Ka pasur gaz lotsjellës edhe ndaj qeverisë Haradinaj, varësisht nga temat. Kemi qenë kundër të këqijave ndaj Kosovës. Ky është ai mozaiku ynë politik. Nuk mund ta bëjmë ndryshimin duke i ricikluar partitë në pushtet. Nuk mund të bashkëpunojmë më me AAK-në siç kemi bashkëpunuar kundër demarkacionit, sepse ata s’e kanë më atë qëndrim”, ka deklaruar Selimi në “Interaktiv” të “KTV”-së.

“Ne nuk po kërkojmë që PDK-ja të shuhet, por të kalojë në opozitë. Do të ishte mirë edhe për ta. Bashkëpunimi opozitar është i natyrshëm, prandaj po bashkëpunojmë me LDK-në”, deklaroi më tej ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, në RTV Dukagjini, ka thënë…