Selimi tregon se a është dorëhequr

02 tetor 2019 | 11:21

Raportimet e fundit rreth dorëheqjes së Ramadan Selimit nga pozita e kryetarit të FBoxK-së, i ka mohuar vet Selimi.

Kreu i Federatës së Boksit të Kosovës, ka deklaruar për “SportPLUS” se do të tërhiqet përkohësisht, për shkaqe personale.

“Nuk jam dorëhequr, por vetëm është pezullim i përkohshëm i aktivitetit tim si president i Fboxk, për shkak të angazhimeve private. I kam propozuar bordit që përkohësisht ta drejtojë Federatën nënkryetari aktual Sylejman Voca”, ka deklaruar Selimi.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja e Veriut ka lëshuar sërish sot raketa në brigjet…