Selimi: Ulësja e Kosovës në OKB shpikje e Vuçiqit për të deklaruar se e parandaloi

12 tetor 2022 | 12:47

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka disa javë që po flet për një propozim franko-gjerman që sipas Vuçiqit përfshinë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) pa njohje formale nga Serbia, derisa ka thënë se Beogradi në këmbim do të marrë përkrahje ekonomike dhe anëtarësim të përshpejtuar në BE.

Një deklaratë të tillë të Vuçiq e ka dekonspiruar ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi. Ai ka thënë se “s’ka ulëse të premtuar për Kosovën në Kombe të Bashkuara” dhe se një deklaratë e tillë është një taktikë e Vuçiqit për të përgatitur publikun serb për “fitoren e madhe” se si e parandaloi që Kosova të marrë diçka të tillë.

“S’ka ulëse të premtuar në OKB. Kjo është shpikja tipike e Vuçiqit për të përgatitur publikun e tij për “fitoren” e tij të madhe për të penguar ulësen në OKB. Ai shpik beteja dhe fitore. Në këtë moment aktual, me Rusinë gjenocidale dhe Kinën luftarake në Këshill të Sigurimit të OKB-së, rruga e Kosovës për në OKB është e ngushtë”, ka shkruar Selimi në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KV Luboteni e ka zhvilluar ndeshjen e parë në kuadër…