Selimi: Urime mandati ushtarak i FSK-së
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, duke përkujtuar komandat Mujë Krasniqin, në 20-vjetorin e rënies së tij, ka uruar popullin e Kosovës për formimin e ushtrisë.
“Në 20 vjetorin e rënies së komandant Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarëve të tjerë, sot i kujtojmë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si gurthemel i lirisë së Kosovës. Në këtë ditë memoriale për historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot në Kuvendin e Kosovës u votuan edhe tre ligjet për mandatin ushtarak të FSK-së- Ushtrisë së Kosovës”.
“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë! Rroftë ideali i tyre! Në respekt të gjithë dëshmorëve, ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve si dhe gjithë popullit të Kosovës, urime mandati ushtarak i FSK-së, mandat në mbrojtje të integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Selimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/