Selimi: Vetëvendosje nuk bashkëpunon me Listën Serbe për ta rrezuar qeverinë

11 nëntor 2018 | 13:53

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka bërë me dije se kjo parti nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.

Ai ka vlerësuar se Qeveria Haradinaj duhet të rrezohet sa më shpejtë por jo nga Lista Serbe për shkak të taksës ndaj mallrave serbe.

“Ashtu siç ju patëm paralajmëruar para një viti në seancën e Kuvendit të Kosovës, erdhi dita që njëri nga partnerët e koalicionit qeverisës, Lista Serbe po e kërkon rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Por, ashtu siç nuk jemi bërë bashkë me Listën Serbe as për ta votuar Haradinajn, po ashtu edhe nuk bashkëpunojmë me Listën Serbe as për ta rrezuar atë. Qeveria Haradinaj vërtetë duhet të rrezohet, sa më shpejtë aq më mirë, por jo nga Lista Serbe për shkak të taksës ndaj mallrave serbe por nga qytetarët e Kosovës dhe pozita për shkak se Qeveria Haradinaj është qeveri e paaftë, qeveri e skandaleve e mbi të gjitha një qeveri e padrejtë”, ka shkruar Selimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

https://www.facebook.com/rexhep.selimi010/videos/363989627758929/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq,…